Albania Beauty











Udhetim Turistik 8 Ditor

Tirane-Zagreb-Budapest-Wien-Graz-Villach-Udine-Venezia-Trieste-Rijeka-Dubrovnig-Budva-Tirane.

Dita e pare
Nisja nga Tirana ne Oren 7 te mengjesit drejt Shkodres, pas ndaleses se pare ne nje lokal prane kufirit me Malin e Zi per kafe ose mengjes sipas deshires, vazhdojme drej pikes se kufirit te Murriqanit. Pas procedures se kufirit, vazhdojme udhetimin pergjate rivieres se Malit te Zi, nje foto stop ne ishullin e njohur te Shen Stefanit. Me pas vazhdojme rrugen drejt Budves duke ndaluar me pare per nje pushim te shkurter ne Tivar. Ndalojme ne Dubrovnik per dreke, asistenca jone do te jete e pranishme, qytetin historik te Budves qe pritet te behet pasuri e UNESKOS do ta vizitojme ne kthim. Pas pushimit ne Dubrovnik vazhdojme udhetimin drejt Zagrebit ku edhe do te kemi qendrimin ne Hotel me 3*. Darka ne Hotel.

Dita e dyte
Pas mengjesit open buffe ne Hotel, do te bejme nje shetitje panoramike me autobus neper qytetin e Zagrebit, dhe me pas nisemi per ne Budapest. Pas nje udhetimi afer tre oresh neper nje rruge autostrade qe kalon ne vende shume panoramike, arrijme ne Budapest dhe bejme nje vizite ne qender te qytetit ku njihemi me objektet me te vizituara. Pasdite akomodimi ne Hotel me trey je. Pasditja e lire darka ne Hotel.

Dita e trete
Fillojme diten me mengjesin open buffe, dhe pas mengjesit vazhdojme programin e vizitave ne  Budapest, dhe pas drekes nisemi per ne Wiene. Para se te shkojme ne Hotel, mbasditja eshte planifikuar per Shoping ne nje qender tregtare gjigande me te gjitha llojet e Dyqaneve. Akomodimi dhe darka ne Hotel.

 

 

Dita e katert
Pas mengjesit open buffe ne Hotel, do te fillojme te eksplorojme qytetin madheshtor dhe me te vizituarin ne botet, Wienen. Programi i vizitave ne Viene perfshin Tourin klasik ne unazen e qendres se qytetit qe permbledh te gjitha godinat me te vizituara si: Godinen e Parlamentit, Operan e Wienes, Museun e arteve te Aplikuara, Muzeun e arteve te bukura, Godinen madheshtore te Bashkise se Wienes, pallatin Schönbrunn, Pallatin Belvedere, etj.  Ndermjet vizitave do te kemi pushim per kafe dhe dreke. Mbas dreke vizitat ne qytetin e Vienes perfundojne me nje udhetim me anije ne lumun e Danubit, nepermjet te ciles ju do te shikoni pamje te mrekullueshme te natyres dhe godinat me arkitekture famoze te qytetit te Vienes. Kthimi ne hotel. Pas darkes, shetitje shplodhese ne qender ne atmosferen e mrekullueshme te rrugeve dhe kafeve te mbushura plot me turiste te huaj.

Dita e peste
Pas mengjesit open buffe ne Hotel, nisemi per ne Graz. Vizite panoramike neper qytet dhe ne attracsionet me te vizituara te Grazit, akomodimi ne Hotel. Mbasditja e lire, darka ne nje lokal me muzike live.

Dita e gjashte

Fillojme udhetimin pas mengjesit ne Hotel, per ne Venezia ku arrijme rreth ores 13, pasi leme autobusin, fillojme viziten me anije neper Grand Canale per ne sheshin San Marko, ne kete mrekulli te natyyres qe vizitohet nga miljona turiste cdo vit. Ketu kemi shetitje te lire dhe foto per 3 ore. Me pas ne takohemi ne sheshin kryesor per ty kthyer me anije tek vend qendrimi i autobusit. Nisemi per Ne Rieka ku do te qendrojme ne hotel, duke kaluar neper Trieste, Qyteti port i njohur ne gjith europen, bejme nje vizite panoramike ne Trieste, dhe vazhdojme per ne Rijeka, ku ndodhet dhe dhe Porti me i rendesishem  i Kroacise.  Vizitojme  Qytetin e Rijekes, Darka ne hotel.

Dita e shtate
Pas mengjesit open buffe, nisemi nga Rijeka per ne Dubrovnik, qytet i cili ben pjese ne pasurite e kultures boterore te UNESCOS, i cilesuar si perle e Adriatikut, i cili, vizitohet cdo vit nga miljona turiste nga e gjithe bota.
Ne mberrijme ne Dubrovnik mbasdite dhe fillojme vizitat ne qytetin e Raguzes se dikurshme, me Kalane dhe monumentet historike te saj, si: Farmacine me te vjeter te Ballkanit, Kishen Franceskane, Pallatin e Dukes, Katedralen etj. Vizite panoramike dhe foto neper Qytetin e Dubrovnikut. Darka ne Hotel dhe pas darke shetitje dhe argetim sipas deshires.

Dita e tete
Pas mengjesit ne hotel, Nisemi nga Dubrovniku per ne Budva, qyteti me i preferuar turistik i Malit te Zi, i cili pritet te behet pjese e Trashigimise Boterore te Kultures. Pasi bejme vizita ne kalane e dhe portin e qytetit, shetitje e lire ne Budva dhe dreka. Nisja nga Budva per ne Tirane reth ores 15 dhe mberritja ne Tirane darke.

Cmimi I kesaj Pakete per person

 Min. 25 persona:  540 Euro
Min. 35 persona:  520 Euro

Ne  Pakete perfshihet:
-    Udhetimi me Autobusin e Agjensise ne dispozicion gjate gjith udhetimit.
-    Akomodimi per 7 nete ne hotele me 3*
-    Mengeset dhe darkat te perfshira (pervec mengjesit diten e pere)
-    Viza Kroate prej 35€.
-    Asistence dhe shoqerim gjate gjithe udhetimit.
-    Pagesa e Udhetimit me Anije ne Lumin Danub pereth Wienes.
-    Pagesa e udhetimit me Anije ne Venezia nga autobusi ne sheshin San Marko dhe kthim.

Ne Pakete nuk perfshihen:
-    Vizat Shengen.
-    Hyrjet ne Muzeume dhe Monumente.
-    Cdo pagese tjeter qe nuk eshte e perfshire ne Pakete.

Kushtet e Pageses:
Te interesuarit per kete Udhetim Turistik, paguajn 50% te tarifes ne momentin e regjistrimit dhe 50% te mbetura, paguhen 1 dite para nisjes per udhetim.

Anullimet

-    Agjensia mund te anulloje udhetimin vetem per shkaqe madhore. Si te Tilla konsiderohen edhe mos marrja e Vizave dhe mos plotesimi i numrit minimal te pjesmaresve ne Udhetim qe eshte 30 persona.
-    Agjensia, ne rastin e anullimit te udhetimit per shkaqe madhore, ben kthimin 100% te shumes se arketuar nga pagesat e pjesmaresve te Grupit Turistik.
-    Agjensia ne rastin e anullimit te udhetimit nga personi/personat, mbas mbylljes se regjistrimeve, kthen 80% te cmimit total te paketes.
-    Agjensia mer persiper te plotesoje me korrektesi te gjithe sherbimet e ofruara ne paketen turistike e cila eshte obliguese per te dyja palet qe bien dakort, si per Agjensine ashtu edhe per Personin qe me ane te pageses dhe regjistrimin, pranon automatikisht kushtet e kesaj Pakete Turistike.
-    Agjensia, ne rastin kur per aresye Madhore qe jane: Pengesa udhetimi nga moti i keq, bllokime rruge per aresye te ndryshme, difekte te pa parashikueshme te mjetit te udhetimit, Probleme shendetesore te pjestareve te grupit etj, nuk ploteson te gjitha sherbimet e premtuara ne Paketen e Udhetimit Turistik, ben kompensimin me shebime te tjera qe kane vlere te perafert me sherbimet e pa realizuara ne mirkuptim me Grupin.

For more information please contact:

Attractive travel
Bardhok Biba str. Nr. 2
Tel: +355 (0) 42 244347
Mob: +355 682020013
Fax: +355 (0) 42 244347
e-mail:  This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
web: www.attractive-travel.com

 
          
Novasol
 

28.000 Apartamente dhe Vila pushimesh.

Zgjidhni ambjentin tuaj te preferuar per pushime!